-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fanella e tij “tërboi” serbët në Botëror, kapiteni shqiptar refuzon ftesën e Zvicrës

Kryesoret

Ardon Jashari është kthyer prej një viti në një emër shumë të njohur në Zvicër e jo vetëm. Djaloshi shqiptar është bërë pjesë e Luzernës ku që në moshën 22-vjeçare mban shiritin e kapitenit dhe meqë shihet si një lojtar me shumë perspektivë, është ftuar edhe në kombëtaren A të Zvicrës vazhdimisht, përfshirë këtu edhe në Botërorin 2022.

Xhiroja e fushës e Granit Xhakës pas ndeshjes me Serbinë duke mbajtur veshur fanellën e tij është bërë legjendare dhe i dha edhe më shumë famë Jasharit, por së fundmi, përfshirja e tij në radhët e përfaqësueses zvicerane është vënë në dyshim.

Jashari ka refuzuar këtë të premte që të grumbullohet me përfaqësuesen U21, edhe pse ka ende moshën për ta bërë një gjë të tillë. Ai është në listën e pritjes së ekipit A të Zvicrës, por nuk dëshiron që të luajë më me moshat.

Një vendim i cili ka bërë të shpërthejnë polemikat ndaj tij me shumë ekspertë zviceranë si Moritz Bauer i “SRF”, ish-trajneri i përfaqësueses, Rolf Fringer apo ish-futbollisti Bëni Hugel, që kanë bërë thirrje që djaloshi të mos grumbullohet më me skuadrën që drejtohet nga Murat Jakin, me të cilën ai ka luajtur në total në 2 ndeshje./Panorama Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit