Edukatorja Majlinda Dehima do të vazhdojë që të qëndrojë në burg teksa hetimet vazhdojnë për të zbuluar si e theu këmbën vajza 3-vjeçe në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë tek zona e “Ali Demit”.
Me hekura në duar, sot doli për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Tha disa fjalë nga kafazi i qelqtë.
“Nuk e kam prekur me dorë fëmijën. Jam e prekur. U kam kërkuar ndjesë familjarëve. E kam kuptuar me vonesë dëmtimin që kishte pësuar” tha ajo ndër të tjera.
Fëmija doli nga kopshti me këmbën e thyer. Në një video edukatorja shfaqet duke e goditur 3-vjeçaren me vizore.