12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka punë, por s‘ka profesionistë?! Kërkohen… “kamerierë”

Kryesoret

Emigracioni, jo vetëm vijon të shkaktojë mungesën e punonjësve, por edhe të krijojë “përçarje” mes forcës së mbetur punëtore. Punonjësit e kualifikuar, sipas agjencive të rekrutimit dhe ekspertëve të tregut të punës, po largohen në emigracion.

Në vend po krijohet një forcë e re punëtore me të ardhurit nga rrethet dhe zonat rurale, që sërish mbetet e paqëndrueshme, sepse pas kualifikimit, ata largohen në emigracion.

Të tjerë punonjës të mbetur po “riorganizohen”, kryesisht në sektorin e bareve dhe restoranteve, të cilët po lënë punën e tyre dhe po ripunësohen gjetkë për paga më të larta.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të databazës së portalit “Çelësi” dhe agjencisë së rekrutimit “Profesionisti” u bënë 45,670 njoftime punësimi nga bizneset. Krahasuar me 2021, numri i tyre u rrit me 14%. Kjo pasohet nga 53,348 njoftime për punësim në periudhën janar-shtator 2023.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, numri i njoftimeve për punësim u rrit me 35%. Për këtë periudhë, njoftimet për punësim u dominuan nga sektori HoReCa (Hotele-Restorante-Catering), call center dhe ai i teknologjisë së informacionit.

Ndërsa në vitin 2022 pati më shumë oferta pune nga baret, restorantet, furrat e bukës dhe bizneset e teknologjisë së informacionit. Rezultatet e indeksit janë mundësuar nga portali i njoftimeve “Çelësi”, që operon prej 25 vitesh, ku mesatarisht çdo javë mbi 450 kompani publikojnë mesatarisht 1,200 pozicione pune./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit