-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mëngjes i trishtë! Një i vdekur në kufi me Greqinë! Dyshimet e para

Kryesoret

Gjendet i pajetë një emigrant i paligjshëm në kufi me Greqinë. Emigranti, dyshohet i kombësisë siriane është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit, afër me kufirin grek.

Sipas të dhënave, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta.

Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.  

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit