-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria si Ruanda”/ Anglezët në Shëngjin: Ide e çmendur, do na futen brenda….

Kryesoret

Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë ka ngjallur interes jo vetëm në dy brigjet e Adriatikut, por në të gjithë Europën. Së fundmi është britanikja “Telegraph” që i ka kushtuar një artikull të zgjeruar duke dërguar një gazetar në Shëngjin për të parë çfarë ndodh dhe për të pyetur banorët rreth kësaj ideje. “Marrëveshja u krahasua me planin e trazuar të qeverisë Sunak për të dërguar emigrantë në Ruanda” thotë gazeta.

Ritmi i butë i jetës në Gjadër, një fshat në veri të Shqipërisë rurale është gati të shkatërrohet pasi u njoftua këtë javë se Italisë i ishte dhënë leja nga qeveria shqiptare për të ndërtuar një strukturë të madhe paraburgimi emigrantësh në periferi të saj” thuhet në shkrim.

Njerëzit këtu nuk janë mësuar të shohin të huaj. Ata nuk janë të lumtur”, tha Niko Rroku, 43 vjeç. “Mund të ketë terroristë mes tyre”.  “Unë jam i shqetësuar se do të më duhet të filloj të ruaj shtëpinë time në rast se ata përpiqen të hyjnë brenda”, tha Armondo Hamolli. “Zonja Meloni ka premtuar se do të funksionojë deri në pranverë, por kur The Telegraph vizitoi vendin këtë javë nuk kishte asnjë shenjë ndërtimi” vijon më tej artikulli.

Poshtë bregdetit, banorët e Shëngjinit shqetësohen se imazhi i emigrantëve që zbarkojnë në port do të dëmtojë turizmin. “Mendoj se është një ide e çmendur” tha një 29 vjeç. “Mendoj se mund të dëmtojë imazhin e vendit. Shumë britanikë po blejnë apartamente këtu. Është më lirë se Greqia, ushqimi është më i mirë dhe pamjet janë të mahnitshme” tha ai. “Për mua nuk ka asgjë të keqe me planin. Emigrantët nuk do të qëndrojnë këtu, thjesht do të kalojnë”, tha Nikollë Voci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit