Të lodhur, të rraskapitur nga rruga e gjatë. Balta deri në gju. Sapo lënë Greqinë, në kufirin shqiptar një trafikant i merr me furgon kundrejt pagesës për t’i nxjerrë nga territori me destinacion final vendet e BE-së.
Por ëndrra e 26 emigrantëve nga vendet e lindjes dhe Afrika përfundon në komisariat. Shoferi i furgonit që po i transportonte, Vullnet Koçi 58-vjeç nga Durrësi u arrestua.
Në vitet e fundit në Shqipëri numri më i madh i të arrestuarve sipas statistikave është për trafik emigrantësh, në një kohë që po bëhen gati të vijnë të tjerë nga Italia në Shëngjin.