Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një analizë të plotë të sëmundjes që vuante futbollisti Raphael Dwamena, ku përfundimi ka qenë vetëm një, ai nuk duhet të luante.
Brataj bën një krahasim të Dwamena me Eriksenin, duke thënë se për asnjë rast 28-vjeçari nga Gana nuk duhet të zbriste në fushë.
Ai e ka nisur shkrimin e tij me titullin “vdekje e paralajmëruar” dhe në vazhdim jep argumente se si kjo ngjarje e trishtë mund të ishte parandaluar.