-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Beteja” për vulën! Gjykata rrëzon kërkesën e Bashës për gjyqtarin

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e PD-së së vulës që drejtohet nga Lulzim Basha për të përjashtuar gjyqtarin Niko Rrapi nga shqyrtimi i dosjes.

Ishte ky gjyqtar që pranoi si palë Sali Berishën dhe Gazment Bardhin në gjyqin ku Lulzim Basha kërkon regjistrimin e ndryshimeve të statutit në Kuvendin e 2 Shtatorit të këtij viti.

Berisha dhe Bardhi e kundërshtojnë duke mos e njohur këtë si fakt. Tashmë gjyqi do të vazhdojë me Rrapin për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të statutit të 2 shtatorit.

Sot, përfaqësuesit e Bashës kërkuan pavlefshmërinë e shkresave të Këshillit Kombëtar të mbajtur nga grupi i Gazment Bardhit në muajin korrik. Ata pretendojnë se shkresat janë të falsifikuara, në total 3 prej tyre.

Beteja vazhdon dhe kjo është një tjetër çështje veç asaj të vulës që Apeli e ktheu në shkallën e parë dhe grupi i Berishës i bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit