Të enjten do të mbahet në Bruksel takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi para pak ditësh konfirmoi se takimi do të mbahet të enjten më 16 nëntor.
Miroslav Lajçake, emisari i BE-së ka theksuar se në takimin që do të mbahet në Bruksel, fokusi parësor do të jetë në arritjen e përparimit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshjes dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.
Ky takim vjen pas vizitës së fundit që pati Lajçake në Prishtinë.