-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dwamena, kur për disa gola të bëjnë të paguash me jetë

Kryesoret

Historia e Raphael Dwamenës është padyshim ajo e një djaloshi plot ëndrra.

Dëshira e madhe për të luajtur futboll madje dhe atëherë kur mjekët e huaj u munduan ta ndalnin me çdo kusht, e solli pikërisht në Shqipëri.

Djaloshi ka qenë i gatshëm të paguajë çdo çmim për të ndjekur ëndrrën e tij, dhe shansin e vetëm ia dhanë mjekët shqiptar, një çmim që u pagua me jetë.

Detyra për të ndaluar që kjo të ndodhte nuk ishte as e natyrës dhe as e zotit por e mjekëve.

Dwamena ishte gati të lunate në Premier League në vitin 2017 për skuadrën e Brighton, por procedurat ndaluan pas testeve mjekësore aty ku u zbuluan dhe problemet e lojtarit me zemrën.

Ai vazhdoi të lunate futboll në Spanjë si me Levanten ashtu dhe Real Saragozan. Ku lojtari do të merrte një tjetër paralajmërim nga mjekët se nuk duhej të lunate më futboll.

Lojtari gjeti hapësirë për ëndrrat e tij pikërisht në Shqipëri, vendi ku ëndrrat realizohen.

Mbërritja e tij në kampionatin shqiptarë ishte një surprizë e madhe, një ish-lojtar i kampionatit spanjoll po i ofronte shërbimet e tij klubit të Egnatias.

Rrogozhina i jep lamtumirën e fundit kapitenit

Të zbuloje problemet dhe rreziqet me të cilat po hasej lojtari nuk ishte aspak e vështirë. Mjafton të shihej arsyeja pse një Europë e tërë refuzoj një talent të tillë.

Gjatë përballjes me Partizanin, këtë të shtunë, ai humb ndjenjat në minutën e 24 të lojës.

Këtë herë zemra e tij u shua së bashku me ëndrrën e madhe që Dwamena kishte.

Një ëndërr të cilën mjekët shqiptar i thanë se do realizohej.

Lojtari do të varroset në Gana, trupi i Dwamenas do të kthehet në Nkaukau një qytet i vogël ku filloj gjithçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit