-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata pranon kërkesën e Bardhit, s’e njeh Bashën

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka vendosur për të pezulluar procesin e kërkuar nga Lulzim Basha për të regjistruar ndryshimet në statut për të futur pikat e reja, vendimet e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit të këtij viti. Në këtë Kuvend, Lulzim Basha shkarkoi Gazment Bardhin, mori vetë drejtimin e grupit dhe gjithashtu vendime të forta për zyrtarët që i janë bashkuar Sali Berishës.

Në seancën e sotme gjykata rrëzoi dy kërkesat e Lulzim Bashës për të përjashtuar gjyqtarin Niko Rrapi dhe për të shpallur të pavlefshme aktet e Këshillit Kombëtar që mblodhi Gazment Bardhi.

Ata erdhën dhe kërkuan pezullimin, pra nuk duan të regjistrojnë ndryshimet. Praktikisht ka rënë ajo pjesë që e cilësojnë Partia Demokratike. Kërkuesi kërkon pezullimin, atë që kërkon edhe kundërshtari” tha përfaqësuesi i grupit të Sali Berishës, Çlirim Gjata.

Përfaqësuesi i Bashës, Rezart Kthupi tha se pezullimi në gjykatë nuk pezullon organizimin e PD-së sipas ndryshimeve të statutit të ri në 2 Shtator. “Nuk kemi shqetësim për pezullimin e procesit. Organet e tjera të data nga Kuvendi i 2 Shtatorit pavarësisht vendimit të gjykatës vazhdojnë që të jetë në funksion”.

“Beteja” për vulën! Gjykata rrëzon kërkesën e Bashës për gjyqtarin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit