-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet ministrja britanike që “urren” shqiptarët! Emërohet Cleverly

Kryesoret

Suella Braverman është shkarkuar nga posti i Sekretarit të Brendshëm duke shkaktuar një furtunë brenda partisë Konservatore britanike, shkruan “The Guardian“.

Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme. Do të kem më shumë për të thënë në kohën e duhur” tha ajo.

Shkarkimi vjen pas një jave të jashtëzakonshme grindjesh për trajtimin e protestave pro-palestineze në Londër. Ajo i cilësoi protestat pro-Gazës si demonstrata që ‘ndotin’ rrugët me urrejtje e që ‘nuk mund të vazhdojnë’.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly mori postin e Ministrit të Brendshëm.

Partia Konservatore thotë se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror pasi po “forcon ekipin e tij në qeveri për vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme“.

Sky News raporton se tani ka dhënë dorëheqjen edhe ministri i Arsimit, Nick Gibb, e po ashtu ka kërkuar të largohet edhe ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien.

Suella Braverman për shqiptarët do të mbetet në memorie si njeriu që luftoi qëndrimin e tyre të paligjshëm dhe forcoi rregullat duke bllokuar trafikun me gomone.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit