Policia e Lezhës ka sekuestruar 40 kg drogë e llojit kanabis të cilat po transportoheshin nga qyteti i Shkodrës drejt atij të Tiranës.
Janë vënë në pranga Ergys Markja, drejtuesi i mjetit si dhe Dorjan Salla dhe Artur Demiri, me precedentë të mëparshëm penalë.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Renault” me të cilin dyshohej se po transportohej lënda narkotike. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 40 kilogramë e 200 gramë.