-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrogozhina i jep lamtumirën e fundit kapitenit

Kryesoret

Ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Arena Dermozi” klubi i Egnatias do të zhvillojë homazhe në nderim të kapitenit të ndjerë Raphael Dwamena.

Qyteti i Rrogozhinës do t’i japi kështu lamtumirën e fundit kapitenit Dwamena  i cili humbi jetën në mënyrë tragjike  gjatë ndeshjes kundër Partizanit.

Ceremonia do të fillojë në orën 13:00.

Zëdhënësi i shtypit i klubit të Egnatias, Xhevdet Zekaj u shpreh se në rastin e Dwamenës, janë bërë të gjitha përpjekjet për të mbajtur në jetë lojtarin.

“Gruaja e tij ka qenë prezente në të gjitha çastet dhe momentet e fundit të tij: në ambulancë, te morgu në Kavajë.

Ajo është nga Gana, një grua heroinë, çuditërisht jo si ne, nuk ka derdhur asnjë pikë loti, por vetëm këndonte ritet fetare duke iu lutur Zotit që e mori për ta çuar në Parajsë.

Na ka dhënë një shembull të përcjelljes humane me duartrokitje dhe përshëndetje nga të gjithë” u shpreh Xhevdet Zekaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit