Dyzet punëtorë janë bllokuar që nga e diela pas shembjes së një tuneli rrugor në ndërtim në veri të Indisë.
“Të 40 punëtorët e bllokuar brenda tunelit janë gjallë,” tha në një deklaratë Karamveer Singh Bhandari, komandanti i lartë i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive.
“Ne u dërguam atyre ujë dhe ushqim”, shtoi ai.
Shembja ndodhi herët në mëngjesin e së dielës në Himalaje teksa një grup punëtorësh u larguan nga kantieri dhe mbërriti një ekuipazh zëvendësues, sipas mediave.