Ish-kryetari i bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Nuk dihet arsyeja dhe se në cfarë cilësie është thirrur.
Emri i deputetit socialist është përmendur muaj më parë në dosjen e ish/zv-kryeministrit Arben Ahmetaj për firmat që ai ka hedhur në procedurën e tenderimit të inceneratorit të Fierit, në vitin 2011 kur ishte kryetar i Bashkisë së Fierit.