Ujësjellësit janë gati për t’u dhënë me koncesion nga qeveria Rama. Kjo lëvizje për Eduart Gjokutaj do të sjellë më shumë kosto për qytetarët dhe bizneset.
“Borxhi publik u ul për të marrë eurobond të ri. Humbja e ujit është 62% tani po na jep premisat që do të jepet me koncesion që është një kosto e rritur për bizneset dhe qytetarët. Do të jetë një kosto tjetër shtesë.
Eksperti te “5Pyetjet”: Rruga e Arbrit, “gropë e zezë”! Bujqësia e pamotivuar
270 milionë Euro i kanë ujësjellësat borxh OSHEE-së. Situata vazhdon e njëjtë si në 2015. Kanalizimet në fshat, objektivi është 18% mbulim në 2026. Tani janë 15%. Këto janë shumë të rëndësishme për turizmin.
Tani dalim tek ndërtimet e mëdha që po dalin. Nuk po rriten investimet te energjia apo kanalizimet. Investimet janë bërë, lekët janë hedhur. Arsimi duhet marrë nga kopshti, për të krijuar një brez të ri” tha ai te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo”.
Buxheti 2024, ku shkojnë lekët? Ekspertët te “5Pyetjet”: Taksa, borxh dhe varfëri