Rigels Gjinaj, 34 vjeçari i cili 1 vit më parë qëlloj për vdekje Emanuele Rrokun në një qytezë të Milanos rrezikon burgim të përjetshëm.
“Nuk doja të vrisja njeri. Do të doja të kthehesha pas dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigelsi, i cili përfundoi në burg për vrasje. Avokati i tij kërkoi drejtësi “restauruese”.
Një kërkesë e kundërshtuar nga prokurori publik Ciro Caramone, në vend të kësaj ai kërkoi dënim maksimal nga gjykata për të akuzuarin Rigels Gjinaj, pra dënim me burgim të përjetshëm