Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur të pushojë çështjen e padisë për shpifje të Erjon Veliajt kundër Sali Berishës në lidhje me akuzat që ky i fundit i bëri për lidhje me Iranin në çështjen e inceneratorëve.
Në njoftim sqarohet se nëse ndonjë nga palët është kundër, mund të bëjë ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda pesëmbëdhjetë ditëve.