Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur në Prizren kanë shtënë më armë dhe i kanë dëmtuar pronën, derën e oborrit një personi. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar 5 gëzhoja.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin i cili ka deklaruar se nga të shtëna me armë zjarri nga persona të panjohur, i është dëmtuar dera e oborrit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5-gëzhoja si prova materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Polica, transmeton IndeksOnline.
