-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia i solli dënimin, sot vendoset fati i kryebashkiakut socialist

Kryesoret

Kreshnik Hajdari rrezikon shkarkimin nga posti i kryebashkiakut të Kuçovës.

Drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë një vendim i cili fakton se Hajdari është i dënuar nga gjykata e Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek.

Sipas dokumentacionit gjykata e Janinës ka dënuar kreshnik Hajdarin ë 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit, kryebashkiaku i zgjedhur ka qenë vetëm 17 vjeç.

Ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit Hajdari  ka thënë se nuk është i dënuar.

Sipas vendimit të drejtësisë greke, i pandehuri Kreshnik Hajdari, në atë kohë me statusin punëtor, ka qenë i pranishëm në procesin gjyqësor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur, nëse do të shkarkohet apo jo Kreshnik Hajdari.

Vjen letra nga Greqia! Kryebashkiaku i Ramës drejt shkarkimit nga detyra

Gjithashtu, do të pritet edhe nëse prokuroria do të nisë apo jo një hetim për “falsifikim të formularit të vetëdeklarimit”

Ndërkohë, në Shqipëri, Kreshnik Hajdari nuk rezulton të jetë i dënuar dhe as të ketë ndryshuar emrin, sipas shkresave zyrtare nga Gjendja Civile dhe drejtoria e Burgjeve.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit