Gjatë një vjedhjeje në Paderbo Dugnano,35-vjeçri shqiptar kërcënoi policinë italiane me sëpatë. Ende nuk dihet identiteti i tij. Karabinierët e Kanë identifikuar 35-vjeçarin i cili sapo pa forcat e rendit duke tundur sëpatën filloi kërcënimet.
Gjatë këtij aksioni u përdor spraj piper i cili nuk dha rezultat dhe burri u arratis në një kompleks aty afër. Pas tentativës u godi me armë elektrike.
Ai i shpëtoi goditjes duke u ngjitur mbi gardh dhe duke u hedhur në zonën e bodrumit të godinës. I arrestuari u dërgua më pas në spitalin Niguarda, ku u konstatua se kishte një frakturë në këmbën e djathtë. Sëpata u sekuestrua ndërsa 30-vjeçari është në pritje të gjykimit të menjëhershëm.