-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Libri për Masakrën e Tivarit në duart e lexuesve amerikanë 

Kryesoret

Në Universitetin e Nju Jorkut, u prezantua para publikut amerikan botimi në gjuhën angleze i librit “Dimri i gjatë i vitit i 1945” me autorë, sociologen italiane Anna Di Lellio dhe artistin nga Kosova, Dardan Luta.

Libri në anglisht, i pasuruar edhe me më shumë hollësi, hedh dritë mbi një ngjarje të rëndë në fund të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e Tivarit, ku forcat serbe vranë qindra shqiptarë të paarmatosur të Kosovës.

Përmes historisë së dhjetë burrave nga një fshat i Drenicës, të cilët arritën të mbijetojnë masakrën e Tivarit, botimi në anglisht i librit me titull “Dimri i gjatë i vitit 1945” sjell tek lexuesi amerikan një nga ngjarjet më të rënda të historisë shqiptare në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Para 78 vitesh, qindra të rinj dhe burra të paarmatosur nga Kosova, të thirrur në një mobilizim ushtarak nga autoritetet e ish-Jugosllavisë për të luftuar nazistët, u vranë nga forcat serbe në Mal të Zi.

Duhet ende punë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, thotë autorja Anna Di Lellio, por ajo shton se librat me histori si kjo janë të domosdoshëm, sidomos tani kur bota po përballet me dy luftëra të mëdha, atë të Rusisë në Ukrainë dhe konfliktin Izrael-Hamas në Rripin e Gazës./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit