-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më jep borxhin”! I vunë pistoletën tek koka, si u mor peng 21-vjeçari për 200 Euro?

Kryesoret

Huaja 200 euro i ka kushtuar rrëmbimin një 21-vjeçari në Prishtinë. Dy persona që dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tashmë ndodhen në prangat e policisë, teksa një tjetër është shpallur në kërkim.

Por si ndodhi rasti?

Burimet brenda prokurorisë kanë bërë me dije se i riu është rrëmbyer të dielën në mbrëmje nga tre persona, afër shtëpisë së tij në Hajvali, ku është marrë me dhunë nga të dyshuarit dhe është dërguar në një fshat të Prishtinës.

Siç mëson Sinjali, tre të dyshuarit, të cilët kërkonin nga i riu paratë që ua kishte marrë, e kanë sulmuar fizikisht të njëjtin si “hakmarrje” e madje edhe e kanë kërcënuar seriozisht me një armë.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas të njëjtave burime, të dyshuarit më pas kanë vendosur që t’ia marrin veturën viktimës, si “kompensim” në vend të 200 eurove dhe të njëjtin e kanë kthyer sërish te shtëpia e tij.

Sapo rasti është denoncuar, njësitë policore janë vënë në lëvizje për të identifikuar të dyshuarit, dy prej të cilëve janë prangosur.

Si rezultat i kontrolleve që janë kryer, janë gjetur çelësi i veturës së viktimës, një armë dhe dëshmi të tjera, që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit