Dyqani i një shitësi celularësh në qytetin e Fierit është bllokuar dhe kontrolluar ditën e sotme nga policia.
Nga kontrollet rezultoi se 46-vjeçari me inicialet A.SH., shiste celularë kontrabandë.
Gjithashtu sipas policisë, raportohet se pronari i dyqanit i shiste këta celularë pa faturë në treg, madje duke mos treguar dhe origjinën se nga vinin këto produkte.
Për këtë A.Sh., 46 vjeç do të procedohet penalisht për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Policia sekuestroi 15 celularë të kontrabanduar, me një vlerë totale prej 1.200.000 lekë, të dorëzuara në prokurori ku nisi dhe procedimi penal për pronarin e dyqanit.