-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vihet në sekuestro “Air Albania” (Dokumenti)

Kryesoret

Kompania Air Albania, flamuri dhe krenaria e Shqipërisë siç e quan kryeministri, është vendosur në sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit është depozituar një shkresë ekzekutimi nga zyra përmbarimore Bailiff Services Albania për vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet e Air Albania, me qëllim mostjetërsimin e tyre deri në shlyerjen e borxheve.

Sekuestro mbi kuotat është vendosur për llogari të Sinan Isik, ish numrit 2 të Air Albania. Isik ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Air Albania nga gushti i vitit 2018 deri në fund të vitit të kaluar. Nuk dihet se sa është shuma e borxheve që Air Albania ka ndaj Isik, por në urdhrin e sekuestrimit të aksioneve thuhet se kompania nuk ka paguar detyrimin edhe pas njoftimit zyrtar.

“Në bazë të nenit 517 të Kodit të Procedurës Civile, kompanisë i është komunikuar njoftimi për ekzekutimin vullnetar. Duke qenë se nga ana e palës debitore nuk është kryer asnjë veprim dhe duke qenë se afati ligjor i ekzekutimit vullnetar ka përfunduar, ekzekutimi i titullit ka kaluar në ekzekutim të detyrueshëm.

Në këto kushte urdhërojmë vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet e palës debitore si dhe mbi të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i tyre,” thuhet në urdhër, sipas Kapitali.al. Por Air Albania reagoi duke deklaruar se “qartëson opinionin publik se asnjë llogari e kompanisë nuk është sekuestruar dhe çdo pohim ndryshe është një ekzagjerim i rremë i një procedure private të kompanisë me palë të treta përmbaruese.

Kjo lloj procedure shfaqet rregullisht në sektorin tregtar dhe nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në punën tonë të përditshme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit