22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrihet konsensusi, shmanget mbyllja e qeverisë amerikane

Kryesoret

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar të martën një projektligj të përkohshëm për shpenzime që do të shmangte mbylljen e qeverisë amerikane.

Projektligji është miratuar nga të dyja partitë.

Projektligji, i cili do ta mundësojë rrjedhjen e fondeve qeveritare deri në mesin e muajit janar, tani shkon për miratim në Senat, ku liderët demokratë dhe ata republikanë kanë ofruar mbështetjen e tyre.

Për ta parandaluar mbylljen, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, duhet ta miratojnë legjislacionin, që duhet nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në ligj, para se vendimi për fondet aktuale për agjencitë federale të skadojë në mesnatën e së premtes.

Vota e së martës ka qenë fitore për udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i cili është përballur me kundërshtime nga disa republikanë, në tentimin e parë për këtë votim.

Johnson është zgjedhur në pozitën e udhëheqësit më pak se tri javë më parë, pasi disa javëve të kaosit në Dhomën e Përfaqësuesve, në tentim e sipër për të pasur lider.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit