Një tjetër rast dhune është regjistruar në një kopsht publik, kësaj here në qytetin e Elbasanit. Policia nisi procedimin penal për edukatoren O. B., 57 vjeçe, e cila dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga autizmi.
Bashkia ka reaguar duke deklaruar se rasti është referuar nga prindërit më 26 tetor dhe menjëherë në datën 27 tetor, është mbledhur drejtoria e kopshtit së bashku me përfaqësues të sektorit të arsimit parashkollor në Bashkinë e Elbasanit duke pezulluar edukatoren.
Një rast i ngjashëm tronditi pak ditë më parë opinionin publik ku një tjetër edukatore dhunoi një vajzë 3 vjeçare, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda në këmbë.