Është arrestuar në Shkodër 37-vjeçari, Franc Toma, i cili ishte shpallur në kërkim.
Franc Toma është i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.