Sipas njoftimit të bërë nga policia ka ndodhur ndalimi i një qytetari në Sarandë. Individi me iniciale S.I, 35 vjeç dhe banues në Sarandë ishte në kërkim policor.
Ai së bashku me qytetarin me iniciale O.A dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash në banesën e një vajze të cilës nuk i është bërë i njohur identiteti.
Personi me iniciale O.A nuk është ndaluar akoma, kështu që po vijon puna për kapjen e tij.