-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trajneri i Moldavisë: Shqipëria surpriza e grupit, Sylvinho ka merita

Kryesoret

Serghei Clescenco, trajneri i Moldavisë, ka folur për mediat para sfidës që ekipi i tij do të luaj kundër Shqipërisë.

Për Clescenco-n, Shqipëria është surpriza e grupit pasi nuk shihej si favorite dhe për këtë një meritë e madhe shkon për trajnerin Sylvinho, i cili ka pas vetes përvojë shumë të madhe, duke krijuar dhe një grup të qëndrueshëm, teknik dhe të shpejtë.

Më pas Clescenco foli edhe për strategjinë që do përdor për të ndalur Shqipërinë, që udhëton si kryesuese e grupit.

“Strategjia jonë mbetet konstante, pavarësisht ndeshjes. Ne mbështetemi në guximin për të përballuar çdo sfidë, agresivitet në sulm dhe besim në aftësitë tona mbrojtëse. Ky është thelbi i filozofisë sonë në ndeshje. Kemi vetëm 2-3 ditë për përgatitje, por fokusohemi që të analizojmë me kujdes çdo kundërshtar, në mënyrë që secili lojtar të kuptojë se kush është përballë në fushë dhe të përshtatet sipas pikave të forta me agresivitet”, tha Clescenco.

Ndeshja e parë në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Moldavisë përfundoi me fitoren 2-0 të tanëve, me gola të Asanit dhe Bajramit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit