Vdekja që shokoi dje gjithë Italinë dhe Shqipërinë sjell të reja të tjera nga mediat italiane. Familjarët bëjnë me dije se janë njoftuar me shumë vonesë për ngjarjen. Situata është tensionuar aq shumë saqë babai i saj, Agostin Grishaj ka goditur me shqelma vazot e luleve.
Familjarët e vajzës u hoqën menjëherë nga parkingu i kompanisë pasi ishin shumë të lënduar dhe të pikëlluar nga ajo që kishte ndodhur. Gjithashtu ata janë ndaluar rreptësishtë të hyjnë brenda kompanisë ku ndodhi ngjarja.
Mjekët dhe infermierët e Suem 118 kanë ndërhyrë brenda kompanisë, me një helikopter e ambulancë.