-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shpëtoi KQZ, por SPAK-u e merr të pandehur, Hajdari “kyç” gojën

Kryesoret

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.

Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari u paraqit ditën e sotme në SPAK i shoqëruar nga avokati Theodhori Sollaku.

Për këtë dënim për kalim të paligjshëm të kufirit kur ishte 17 vjeç që nuk deklaroi, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nuk e shkarkoi.

Por SPAK-u vazhdon hetimet dhe sot e thirri për t’i komunikuar akuzën. Në dalje nga SPAK, Hajdari nuk pranoi që të përgjigjej duke kyçur gojën.

Avokati Sollaku tha se klienti i tij nuk është marrë i pandehur, por “dha shpjegime për një kallëzim të bërë nga një subjekt politik për një pretendim që 25 vite më parë ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin dhe qenka dënuar me qortim shoqëruar.

Nuk ka asnjë vendim të komunikuar, as të deklaruar më parë. Edhe po ta deklaronte nuk ka asnjë konsekuencë” tha ai.

Dje e shpëtoi Celibashi, sot kryetari i bashkisë Kuçovë futet në SPAK

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit