Sot në mëngjes Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se do të miratojë një paketë ndihme prej 350 milionë eurosh për të rrezikuarit në dhjetor. Kjo do të jetë një ndihmë solidariteti social për familjet në nevojë. Ai foli në radio SKAI për mënyrën se si do të ndaheshin këto para sipas kategorive.
Me 200 euro do të mbështeteshin qytetarët me aftësi të kufizuara që përfitojnë nga OPEKA. Me 150 euro do të ndihmoheshin pensionistët me pension të ulët. Ndihmë ishte parashikuar dhe për familjet me ndihmë sociale.