-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina e parkuar, i vdekuri brenda! Flasin banorët, çfarë ndodhi në Fier?

Kryesoret

Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur mesditën e sotme në fshatin Daullas të Fierit. Trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:20 brenda një makine tip “Volkswagen” të parkuar në anë të rrugës. Viktima është me inicialet J. B. 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, policia thekson se dyshohet që 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri. “Në vendin e ngjarjes kemi gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj” thotë policia. Banorët thanë se nuk dëgjuan të shtëna.

“Unë për hesap timin, që kam shtëpinë këtu, jam habitur kur kam parë policinë këtu, çfarë është bërë. Madje në orën 08:30 e kam parë makinën, se këtu vijnë edhe për gjueti dhe nuk u interesova. Zona është shumë e qetë.

Kam magazinën atje matanë dhe kurrë nuk pasur vjedhje. Të gjithë rrimë të qetë, se nuk ka as vjedhje as vrasje. Këto vrasje mund të vijnë nga larg për të fshehur gjurmët ” tha një prej banorëve.

Për ta personi është i panjohur dhe nuk e kanë parë më parë në zonë, ndërkohë që grupi i ekspertizës është duke kryer veprimet hetimore. “Nuk e njohim fare. As na ka thënë njeri gjë se kush është ca moshe ka, a është gjallë apo ka vdekur, nuk dimë gjë fare. Nuk kemi dëgjuar asnjë krismë” tha një banor tjetër.

39-vjeçari nga Tirana gjendet i vdekur brenda makinës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit