Motra e Adnan Jaupit, viktima të cilit iu gjet trupi në Sarandë ka sjellë detaje mbi të vëllanë.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” ajo deklaroi se kishte një muaj që kishte humbur komunikimin me 53-vjeçarin. Nuk e kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij pasi ishte një veprim i përsëritur nga ana e viktimës.
“U copëtua nga kafshët e egra”! Vjen njoftimi i policisë për trupin në Sarandë
Sipas dëshmisë së motrës viktima I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas i kontaktonte. Motra sqaroi se ai nuk ishte bari por punonte ne një fermë në Sarandë, në Konispol. 56-vjeçari ishte beqar dhe merrej me kujdesin dhe kultivimin e ullinjve dhe portokalleve.