Si sot 79 vite më parë Tirana u çlirua nga pushtuesit nazifashistë. Ky moment historik konsiderohet si operacioni i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.
Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua. “Gëzuar 79-vjetorin e çlirimit Tirana jonë” shkruan Erion Veliaj.
Kryebashkiaku thekson se sot nderojmë dhe respektojmë heronjtë që luftuan për lirinë e qytetit. “Sot, jemi krenarë për Tiranën tonë – më e bashkuar dhe më e bukur se kurrë më parë”. Dita e sotme do jetë e mbushur me aktivitete në kujtim dhe nderim të atyre që dhanë jetën për të çliruar Tiranën.