-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

200 milionë Euro, qeveria rrit me 57% borxhin brenda vitit

Kryesoret

Teksa buxheti i shtetit ka pasur një situatë të mirë fiskale këtë vit me rritje të arkëtimeve të cilat sollën nevojën e një buxheti suplementar, gjithashtu ka akumuluar një shumë të konsiderueshme si detyrime të pashlyera në koha ndaj bizneseve me të cilat qeveria ka lidhur kontrata për punë dhe shërbime.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave detyrimet e prapambetura rritën në 20,4 miliardë lekë në fund të muajit shtator, shifër kjo 57% më e lartë se fillimi i vitit, ku ky tregues ishte 13 miliardë lekë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ministria e financave synon të plotësojë një objektiv sipas të cilit stoku i detyrimeve të prapambetura vjetore nuk kalon 2% të totalit të shpenzimeve, në të paktën dy nga tre vitet e fundit fiskalë.

Objekti i detyrimeve të prapambetura të qeverisë së përgjithshme si përqindje e totalit të shpenzimeve për vitin 2023 është vendosur barazim ose më i vogël se 2.4% (realizim i plotë) ose 2.8% (realizim i pjesshëm).

Për 9 mujorin 2023 niveli i detyrimeve rezultoi 2.85%, më i madh se objektivi i vendosur, por Ministria e Financave ka në plan të shlyejë një pjesë të këtyre detyrimeve në muajt e mbetur të vitit me qëllim për të arritur tragetin më pak se 2.5%.

Siç shihet nga historiku i detyrimeve, akumulimet janë të larta në 6 mujorin e dytë, pasi kompanitë kryejnë punimeve përtej parashikimeve në buxhet. Megjithëse një seri udhëzimesh dhe rregulloresh evitojnë akumulimet e detyrimeve ato po bëhen një zë i pashmangshëm në buxhet.

Ministria e Financave e ka bërë praktikë që një pjesë të këtyre ta shlyeje në fund të vitit, por përgjithësisht një stok prej 100 milionë eurosh mbetet. Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit