-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Provat, Rama dhe thjeshtra “kokë e këmbë” te “Eko Parku” në Porto Romano

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe këtë të premte vendosi në shënjestër SPAK-un, që e cilëson “organizatë kriminale”. Lideri i opozitës nxori, sipas tij, prova të reja që implikojnë Edi Ramën dhe vajzën e bashkëshortes së tij, në projektin e “Eko Parkut” në Porto Romano në Durrës. Berisha dhe Eno Bozdo renditën me data dhe hap pas hapi procedurat nga projekti tek deri tenderi për këtë nismë, që sipas tij SPAK-u nuk e heton.

“Sot ne këtu rikthejmë para jush njërën nga çështjet flagrante korruptive, kur Rama dhe thjeshtra janë të implikuar kokë e këmbë. Për dijeninë tuaj, Klodian Zoto dhe thjeshtra, i vjedhin ëndrrën Edi Ramës dhe bëjnë një projekt për Eko Parkun e Porto Romanos, muaj përpara se të zgjohej Rama me sihariqin se në Porto Romano do ndërtojmë një Eko Park.

Për këto dhe të gjithë aferën e turpshme korruptive, ku firma e Ramës nxin në mënyrën më të qartë për çdo shqiptar përveç organizatës kriminale të SKAP-it të partisë, që e ka të ndaluar ta shohë, zoti Eno Bozdo që e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë shumë të vendosur dhe të hollësishme, do ju referojë ju tani!

Kjo duhet të jetë sallë gjyqi për Edi Ramën.  Se nuk ka SKAP. Se po të kishte organe drejtësie, nuk ka nevojë t’i bëjmë ne.  Në mungesë tyre do bëjmë gjyqin publik. Prokurorin publik, avokatin publik, gjykatësin publik. Jo të shtetit.

Këtë do ta konceptoni në këtë formë. Në mungesë të drejtësisë, se po të ishte drejtësia, nuk është e drejtë që të konsumojmë kohën me këto çështje. Në mungesë të drejtësisë, në emër të mbrojtjes të interesit publik, kjo sallë do t’i bëjë gjyqin publik Edi Ramës. Ne do paraqesim vetëm dokumente zyrtare dhe gjithçka të bazuar në dokumente zyrtare.

Shpall se do të ndërtojë Eko Parkun me iniciativë private. Bëhet tenderi, marrin pjesë katër kompani serioze. Anulohet tenderi 3 ditë përpara mbylljes së afatit. Anila Denaj për këtë akt korruptiv, meriton të paktën 5 vite burg. Minimumi, shpërblehet dhe bëhet ministër.

Ke pasoja, nuk mund të anulosh tenderin. Pa një shkak ligjor, nuk e bën kurrë. Anuloi tenderin, katër kompani serioze. Nuk ka rëndësi. Na ra tërmeti, tha. Se na ra tërmeti, një javë deshi kjo punë, sa u anuluan ato, për të kontraktuar pa tender, atë që donin.

A ka abuzim më të madh se kjo? Preteksti i tërmetit. Do të shihni ju pretekstet e tyre si janë. Ky ishte pretekst madhor dhe çdo njeri mendon se tani nuk do u përkushtohen këtyre eko parqeve, por do merren me tërmetin. Jo, tre ditë më vonë, apo pesë ditë më vonë, lidhet kontrata me negociata të mbyllura, pa tender. Se ishte pazari. Rikthehet pazari pra. Se duhet të ndajnë paratë.

Më falni, 19 milionë euro. Denis Ymeri, një sipërmarrës shumë i fuqishëm, kishte timonin e Stela Gugales, thotë se unë e bëj këtë për 6 milionë. Se ku fluturuan 12 milionë, atë e di Edi Rama. Po, po Denisi e ka marrë për 600 milionë nga 1.9 miliardë që fituan tenderin.

Se ku shkuan 12 milionë euro, e di Rama që firmosi me keq vendosmëri këtë proces. Pastaj edhe këtu, natyrisht thashë, thjeshtra e parë e republikës nxori fitimet e saj nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, për mafiozët Zoto dhe Mërtiri, nga paratë e djegësave. Pra, është një aferë familjare e turpshme, e cila mbulohet nga organizata kriminale SKAP-i i partisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit