Një 37-vjeçar, Aurel Lazaj është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. Policia thotë se u sinjalizua se një person ishte i armatosur në një lokal dhe ndërhyri me shpejtësi duke e arrestuar.
“Në kuadër të operacionit “Befasia” shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve Tiranë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Him Kolli”, ndodhej një person i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia” për kapjen e tij.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte Aurel Lazaj të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.