Berat Gjimshiti, jo vetëm një futbollist rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe një karakter për t’u marrë shembull.
Momenti erdhi, trajneri dha se, nëse ka një lojtar që e meriton, jeni ju…
Besoj se të gjithë e kemi merituar. Nuk e fus veten para ekipit. Shpresoj që nuk do të bëhem kurrë ashtu. Falënderimi i shkon gjithë ekipit, stafit, FSHF-së, tifozëve. I kemi më të mirët në botë, në Moldavi kishin ardhur shumë për të na përkrahur. Fitore e gjithë Shqiptarisë.
Do të bëjmë më mirë se në vitin 2016?
Cilësitë dhe mundësitë i kemi. Ndoshta sot nuk ishte ndeshja më e mirë, por presioni ishte shumë i lartë. Do të bëjmë shumë mirë në Gjermani, por kemi kohë të mendojmë. Të festojmë pak, të luajmë ndeshjen e radhës dhe të marrim vendim e parë, sepse e meritojmë.
Mundësia është gjithmonë aty, nëse ke diçka për të ëndërruar, gjithmonë është e mundshme në jetë. Ky është mentaliteti im. Duhet të kemi besimin, shëndetin. Sigurisht që duhet edhe pak fat. Si grup dhe individë jemi shumë mirë.
Keni preferencë në short?
Nuk e kam menduar fare. Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi, ka kohë akoma për të menduar për shortin./Super Sport