-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku ndodhet “Rruga e vdekjes” në Shqipëri?

Kryesoret

Kur shkon për në Shkodër, një tabelë e shkruar me të zezë “Rruga e vdekjes” është personifikimi më i mirë i asaj që ndodh në këtë segment rrugor. Superstrada Lezhe-Milot është një makth për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve, duke pasur një numër të lartë të aksidenteve.

Veriu i Shqipërisë rezulton zona ku ka më shumë aksidente me pasojë vdekjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndër të parat në Europë, sipas raportit më të fundit të Eurostat. Në vitin 2021 u shënuan në Veri 94 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë, nga 51 në qendër dhe 73 në jug të vendit.

Nga 400 rajone në total që raporton Eurostat, veriu i Shqipërisë renditet i 25-ti për fatalitetet më të mëdha në raport me popullsinë.

Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 45 vdekje për 1 milion banorë, në të gjitha rajonet e Shqipërisë, aksidentet fatale janë shumë të larta. Mesatarja e Shqipërisë për 2021 ishte 70 fatalitete për 1 milion banorë.

Me këtë nivel, vendi renditet i pesti në Europë pas Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, Lletonisë dhe Kroacisë. (nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut). Shtetet me më pak aksidente në Europë (me pak se 20 fatalitete për 1 milion banorë) janë Suedia, Malta dhe Norvegjia (shih grafikun).

Sipas Eurostat, në vitin 2021, në Shqipëri kishte 197 fatalitete nga aksidentet rrugore, nga të cilat 75 ishin në veri, 60 në qendër dhe 62 në jug./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit