-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja: Të rihapet dosja e 21 Janarit!

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkon që të rihapet dosja e 21 Janarit. I pyetur sot nga mediat për vendimin e Strasburgut për Aleks Nikën, ai tha se tani 21 Janari është një kapitull i hapur dhe se autoritetet shqiptare duhet të kenë një përgjigje të qartë.

“Më duhet të them që vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh është një vendim i mirë, konfirmoi qëndrimet tona me 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës. Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Strasburgut.

21 janari është kapitull i hapur, duhet të ketë përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare për 21 janarin. Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror”, tha Manja.

Ministri është pyetur edhe për veton e Greqisë për të hapur kapitujt e negociatave. “Dosja Beleri i takon drejtësisë, nuk besoj se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit