Shqipëria është kualifikuar matematikisht në Euro 2024. Ky barazim i sotmi është padyshim një fitore për të gjithë tifozat kuq e zi, të cilët kanë krijuar një atmosferë fantastike në kryeqytet.
Djemtë e kombëtares kanë festuar me shampanjë direkt pas përfundimit të ndeshjes me Moldavinë.
Ndërkohë që festa ka vazhduar edhe në dhomat e zhvjeshjes, ku u janë bashkuar Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe trajneri Sylvinho.