Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni pavarësisht kritikave të forta i qëndroi marrëveshjes që bëri me Shqipërinë për emigrantët. Meloni theksoi se pakti mund të jetë shembull për vendet tjera.
“Unë mendoj se është një marrëveshje shumë inovative, inteligjente dhe më duket se është parë me shumë interes nga partnerët e tjerë evropianë.
Tani do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë. Unë mendoj se mund të jetë një shembull për të tjerët” tha ajo nga Kroacia.