-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shpëtuan nga burgu, SPAK: Dy masa kundër Ilir Beqjat për “Sterilizimin”

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke vendosur dy masa sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për dosjen e koncesionit të Sterilizimit. Gjykata vendosi dy masat detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Beqjan. Ish-ministri duhet të paraqitet cdo të premte në orën 15:30 në SPAK përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Dosja ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera deri tani ka çuar në burg ish-zv/ ministrin Klodjan Rrjepaj dhe fituesin e koncesionit, Ilir Rrapaj. Në momentin e parë SPAK e fali Beqjan duke mos dhënë asnjë masë, por gjyqtari Erion Bani i kërkoi prokurorisë që të hetonte rolin dhe pasurinë e ish-ministrit.

Njoftimi i SPAK-ut

  • Gjykata vendosi caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Beqja me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
  • Urdhërohet personin nën hetim Ilir Beqja që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
  • Urdhërohet personin nën hetim Ilir Beqja të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
  • Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ilir Beqja.

SPAK vendos detyrim paraqitje dhe i ndalon daljen jashtë vendit Ilir Beqjat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit