Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë pranë shtëpisë së tij.
Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Më tej, Gashi ka thënë se prokurori i rasti ka vendosur që kjo vdekje të hetohet.
“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Vdekja është konstatuar nga Emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhin në vendngjarje për të arritur dhe fakteve”, ka thënë Gashi.
Ai ka përfunduar duke thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.