Kosova arriti të merrte një barazim në shifrat 1-1 ndaj Zvicrës.
Ndeshja e luajtur në St. Jakob-Park foli më shumë në favor të vendase të cilët krijuan dhe rastet më të rrezikshme në pjesën e parë.
Megjithatë goli do të vinte në fillimin e pjesës së dyte me Ruben Vargas që gjeti rrugën e rrjetës.
Pas golit të pësuar Kosova ndryshoj identitet dhe gjeti barazimin në minutën e 87-të me Hysenin.
Një rezultat i cili sado pozitiv shuan ëndrrat e “Dardanëve” për një kualifikim të mundshëm.
Sfida u mbyll në shifrat 1 me 1 dhe Zvicra siguroj automatikisht kualifikimin në Euro 2024, kjo dhe falë humbjes së Izraelit me shifrat 1-2 ndaj Rumanisë të cilët mbajnë dhe vendin e parë në grupin I.
Franca u tregua e pamëshirshme ndaj Gjibraltarit duke triumfuar me shifrat 14 me 0.
Si gjithnjë në sy ra ylli Kylian Mbappe, i cili realizoj një tripletë.
Hollanda u mjaftua me një fitore minimale 1-0 ndaj Irlandës për të mbajtur vendin e dytë në grup, pas Francës.