-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova me mungesa kundër Zvicrës, vjen dhe konfirmimi

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme Kosova do të luaj në transfertë përball Zvicrës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset Euro 2024.

Dardanët nuk do të kenë në dispozicion 3 lojtarë kryesor për këtë përballje.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën, Ermal Krasniqin dhe portierin Arijanet Muriç, me lajmin që është bërë publik nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Stafi i ekipit Kombëtar të Kosovës njofton opinionin dhe tifozët se për shkak të lëndimeve dhe gjendjes me grip, tre lojtarë do të mungojnë në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës. Pas një pune të kujdesshme mjekësore, fatkeqësisht ka rezultuar që futbollistët Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe portieri Arijanet Muriç nuk do të jenë në gjendje të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Primozh Gliha në këtë sfidë të rëndësishme.

Milot Rashica është lënduar në fund të stërvitjes së djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjet kualifikuese kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ndërsa Ermal Krasniqi, i cili u lëndua disa ditë më herët, përkundër përkushtimit maksimal të tij dhe stafit mjekësor nuk është në gjendje për të luajtur në ndeshjen e sotme, por po bëhet përpjekje për ta riaftësuar për lojë për sfidën e ardhshme me Bjellorusinë.

Ndërkohë, portieri Arijanet Muriç po përballet me një gjendje gripale, e cila ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të përfshihet as në stërvitjen e fundit dhe si rrjedhojë do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme. Përkundër këtyre mungesave të mëdha, në kampin e Dardanëve ekziston një motiv i lartë për paraqitje dinjitoze në ‘St. Jakob-Park’. Le ta mbështesim Kombëtaren dhe të shpresojmë në rezultat pozitiv” – Shkruan FFK!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit