Kuvendi i ka mohuar deklaratat e Gazmend Bardhit se ditën e hënë Kuvendi do të blindohet nga Garda e Republikës.
Sipas burimeve, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës.
Seancë në të cilën pritet të diskutohet për projekt-buxhetin e vitit 2024.
Opozita nga ana tjetër ka paralajmëruar se do të vazhdojë aksionin e saj për bllokimin e seancave plenare.
Të hënën seanca, Bardhi: Nikolla urdhër për të rrethuar Parlamentin